Rama në Poliçan: Rrugët, ndëshkimi i qeverisë, nga socialistë dhe demokratë
POLIÇAN- Kreu i opozitës Edi Rama e nisi aktivitetin e sotëm elektoral me një kënd fjale të organizuar me banorë të Poliçanit.
Kryesocialisti duke iu referuar rrugëve që të shpien ne Qarkun e Skraparit, tha se ato janë ndëshkimi i qeverisë, që duhet t’ia japin jo vetëm socialistët por dhe demokratët.
“Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se cfarë do i thotë popullit të Skraparit dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur nëse ka mbërritur në këtë rruge dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresistet, por dhe demokratët e thjeshte të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallto, që ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza me e rendë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë. 10 mijë janë shiritat,për inaugurime nga 7 deri në 8 herë të rrugëve dhe rrugicave për të manipuluar këtë popull për propagandë”, tha Rama, teksa duke iu përgjigjur interesit të banorëve, shtoi se Berisha nuk mbajti as premtimin për rrugën që të çon në Malin e Tomorrit.
Rama preku dhe problemin me qytetet me pasuri kulturore si Berati duke premtuar se “do bëjmë për beratin në 4 vitet e ardhshme sa nuk është bërë 20 vjet”.
Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, kreu i PS-së theksoi se lidhjet e krimi me qeverinë kanë stopuar zhvillimin e vendit ndërkohë premtoi se pas 23 qershorit do të rikthehen në punë të gjithë ata punonjës që janë larguar jo vetëm nga Kombinati i Poliçani, por në cdo institucionet dhe qytet.
lajmi vijon....