E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘The Dark Sorcerer’ tregon forcën e PlayStation 4

Quantic Dream, kompania e video-lojës “Heavy Rain,” ka shfaqur demonstrimin e plotë teknologjik të PlayStation 4 në konferencën E3.

Disi e pazakontë për demonstrime të tilla, por videoja 12 minuta e ”Dark Sorcerer” jo vetëm që është një histori me shumë dialog, por edhe zbavitëse.

Në një postim blogu, David Cage i Quantic Dream sqaron sa sfidues ishte krijimi i një demonstrimi teknologjik, që funksionon edhe si komedi.

Sigurisht që grafika është e mrekullueshme, me më pak se një milion poligone për karakter në ekran.

(er.nu/korkodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›