Zhdukja e 6-vjecareshetuesit marrin nëpyetje të afërmit
KUKËS- Pas më shumë se një muaj kërkimesh të pasuksesshme për gjetjen e 6-vjecares Bleona Mata janë nisur dje nga Tirana ekspertë të Krimeve të Rënda. Hetimet e tyre në Kukës nisën me marrjen në pyetje të 5 vajzave që shoqëronin vogëlushen ditën që u zhduk, ndërsa nuk munguan as rrëfimet e prindërve.
Edhe pse ekspertët nga Tirana nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi hetimet e tyre, mësohet se vajzat janë marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa prindërit kanë deklaruar në rrëfimet e tyre se, “dyshojnë në deklaratat e 5 vajzave.
Një muaj e një ditë më parë u zhduk në rrethana misterioze 6-vjeçarja Bleona Mata nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit. Me gjithë hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria ende nuk dihet asgjë mbi fatin e vogëlushes.
Fotoja e vajzës është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, por pas një muaji ajo konsiderohet e zhdukur. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje që ka tronditur gjithë opinionin publik është duke u hetuar në disa pista, përfshirë dhe trafikimin e mundshëm të vajzës së mitur. Dyshohet se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë dhe të afërm të viktimës.
(m.a/BalkanWeb)