Tirana, Rama konfirmon kandidimin, Basha nis sot fushatën
TIRANE- Kryetari i PS-së, Edi Rama konfirmoi mbrëmë publikisht rikandidimin në krye të Bashkisë së Tiranës për të katërtën herë. Duke e quajtur si “detyrim” ndaj të gjithë qytetarëve apo bashkëpunëtorëve të tij që ia kanë kërkuar me këmbëngulje, Rama deklaroi dje në “Top Story” në televizionin ‘Top Channel’ se: “Unë do ta marr përsipër të qëndroj kryetar i Bashkisë së Tiranës për të gjithë ata që e kërkojnë këtë gjë nga unë, për të gjithë ata që kanë arritur te veshët e mi dhe për shumë të tjerë, veteranë apo të rinj, njerëz të afërt apo të largët dhe kjo sigurisht, për mua sot është një detyrim që e ndjej si pjesë integrale të kësaj beteje për t’u përballur në çdo hap e në çdo hapësirë në këtë regjim”. “Unë do të jem kryetari i Bashkisë së Tiranës”, - u shpreh Rama i bindur se do të votohet edhe këtë herë. Gjatë intervistës, Rama foli për 3 kushtet e PS-së për zgjedhjet dhe tha se “në rast se vota do të preket, ne do të jemi në rrugë dhe nuk do të largohemi nga rruga derisa të vihet në vend demokracia me votë”.
Ndërkohë kundërshtari i tij kryesor, Lulzim Basha do të nisë sot pasdite, zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit. Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe motoja e fushatës së kandidatit demokrat për kryeqytetin do të jetë “Fillon e Ardhmja e Tiranës”. Basha i paraqiti dje kryeministrit Berisha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, pasi Kushtetuta e Shqipërisë nuk i lejon kandidatit për Bashki të mbajë njëkohësisht dhe postin e një ministri apo të ushtrojë mandatin e deputetit.
(s.g/BalkanWeb)