E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës qendër sociale 24 orë për fëmijët e rrugës

TIRANË- Fëmijët që enden rrugëve të kryeqytetit të mbetur pa përkrahje, larg kujdesit prindëror tani do të kenë një shtëpizë të tyren. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me UNICEF ka mundësuar ngritjen e një qendre të re të shërbimit social, nga ku 100 fëmijë të kategorisë së rriskut do të mund të marrin cdo ditë një shërbim 24 orësh duke mundësiar nevojat bazë që ata kanë.

Kreu i Bashkisë Edi Rama gjatë vizitës pranë fëmijëve të strehuar në këtë qendër tha se investimi i përket tërësisht nevojave të komunitetit si një hap i ri drejt solidaritetit njerëzor.

“Jemi shumë krenarë që finalizuam një projekt kaq të rëndësishëm në kuadrin e shtimit të qendrave në shërbim të komunitetit, grupmoshave të ndryshme dhe në katë rast një qendër që do të funksionojë 24 orë për fëmijët në rriask, për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme falë këtij programi bashkëkohor do të mund të gjejnë mbështetje”,- u shpreh Rama.

Rama e ka konsideruar skandal sulmin ndaj romëve dhe djegien e banesave të tyre. Familjet rome tha ai u bënë objekt i një sulmi barbar që ende edhe sot nuk ka asnjë fajtor.

“Unë sot takova disa nga fëmijët e familjeve rome që u bënë viktimë e agresionit barbar që nuk ka asnjë fajtor, që tronditi jo vetëm SHqipërinë por të gjithë miqtë tanë ndërkombëtar”,- u shpreh kreu i Bashkisë.

Qendra socialie “Shtëpia e ngjyrave” do të ofrojë për herë të parë shërbim 24 të emergjencës, në lidhje me mbështetjen parësore të fëmijëve në rrisk, të abuzuar, të përjashtuar, apo fëmijë që enden rrugëve. Shërbimet konsistojnë në përmushjen e nevojave jetike si ushqim, higjenë, sigurimin e nevojave materiale dhe veshmbathje si dhe diagnostifikim mjekësor, asistencë psikologjike etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›