E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sot, disa lagje 4 orë pa drita

TIRANE-  Ditën e sotme (e premte), disa zona të Tiranës do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike për rreth 4 orë. Sipas njoftimit të CEZ Shpërndarje, sot për shkak të punimeve që do të kryhen në nënstacionin 'Dinamo', do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 06:15-10:00 te: Fusha e Aviacionit, rruga "Babë Rexha", Laprakë, rruga "Prokop Myzeqari", si dhe fakulteti e konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit. Nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndërprerje të energjisë për rrugën "Jordan Misja", "Siri Kodra" dhe zonën e "Stacionit të Trenit".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›