E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Imuniteti, në fillim të shtatorit dorëzojmë kërkesën për referendum popullor

24-08-2012 / Gazeta 55

UPDATE- Mazhoranca vendos zyrtarisht tu drejtohet qytetarëve shqiptarë për një referendum popullor, për heqjen e imunitetit. Gjatë një deklarate për shtyp, kryeministri Sali Berisha tha se ky vendim i shumicës parlamentare u diktua nga vendosmëria për të shembur murin e imunitetit. Këtë kërkesë, Berisha e bazon në nenin 150 të Kushtetutës së vendit, sipas të cilit ky nen autorizon Këshillin e Ministrave për të drejtën e mbajtjes së referendumit, autorizon 150 mijë qytetarë, autorizon dhe 1/5 e parlamentit. “Jam sot këtu për të ftuar deputetët e mazhorancës do të dorëzojnë kërkesën për referendum popullor brenda dy javë të para të shatorit.Këtë e njeh neni 125 i Kushtetutës së vendit. Ky nen autorizon Këshillin e Ministrave për të drejtën për të mbajtur referendum, autorizon 150 mijë qytetarë, autorizon 1/5 e parlamentit. Në 10 vjet opozita e sotme apo qeveria e djeshme ka patur vetëm një qëndrim për imunitetin: “jo dhe jo””- u shpreh kryeministri i cili uroi që kjo kërkesë të firmoset edhe nga deputetët e opozitës, të cilët e konsiderojnë si një interes jetik të qytetarëve shqiptarë për marrjen e statusit kandidat në luftën kundër korrupsionit. Shefi i qeverisë ka sqaruar arsyet pse mazhoranca i është drejtuar sovranit për heqjen e imunitetit, nëpërmjet referendumit popullor, pas kundërshtisë së njëpasnjëshme nga opozita. Berisha informoi gjithashtu se mazhoranca e ka kërkuar që në vitin 200, kur ishte në opozitë heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por mazhoranca e hodhi poshtë, duke nxjerrë pretekstin së kërkoheshin ndryshime në kushtetutë. Duke e konsideruar si një pengesë për institucionin e akuzës ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve imunitarë, të cilët kanë në vendimmarrjen e tyre, jo vetëm tërë buxhetin e shtetit, por ligjet e vendit të një shoqërie e një populli, Berisha u shpreh se: “Pikërisht në bindjen e rëndësisë jetike të zhveshjes nga parzmorja e imunitetit Partia Demokratike në 2003 dorëzoi në parlament amendamentin për kufizimin e imunitetit. Këto amendamente u hodhën poshtë nga mazhoranca socialiste me pretekstin se ky problem kërkon ndërhyrje në kushtetutë dhe kushtetuta jonë nuk duhet të preket. Në alternativë të kësaj ne i ofruam PS-së aplikimin e praktikës së Bundestagut gjerman, i cili me një deklaratë të gjithë deputetëve të parlamentit vendos në fillim të çdo sesioni kufizimin imunitetit dhe autorizon institucionin e akuzës të procedojë për parlamentarët si për të tjerët”- deklaroi kryeministri, i cili shtoi se dokumenti i dorëzuar nga grupi i PD nuk u përkrah në asnjë mënyrë nga PS-së. Kryeministri shprehu vendosmërinë se nuk dekurajohet pavarësisht pengesave të Ramës. “Pas 10 vitesh përpjekjesh të ndershme dhe serioze edhe kur ishim në opozitë, ne gjykojmë se në asnjë mënyrë nuk kemi autoritetin të heqim dorë nga zhveshja e imunitarëve shqiptarë nga imuniteti dhe në asnjë mënyrë nuk dekurajohemi nga pengesat e Ramës. Kjo është një pengesë e padiskutueshme për institucion e akuzës dhe hetimit ndaj zyrtarëve imunitarë të cilët kanë në vendimarrje e tyre jo vetëm tërë buxhetin e shtetit por ligjet e vendit dhe problemet civile dhe penale të një shoqërie dhe të një kombi. Këto amendamente u hodhën poshtë nga mazhoranca socialiste me pretekstin që ky problem kërkon ndërhyrjen në kushtetutë. Në alternative që ne i ofruam PS-së, aplikimin e parkitës së parlamentit gjerman i cili me një deklaratë të gjithë deputetëve vendosi në fillim të çdo sesioni kufizimin e imunitetit dhe autorizon institucionin e akuzës të procedojë për parlamentarët njëlloj si qytetarët e tjerë ku bëhet fjalë për veprat penale, të krimit të zakonshëm dhe korrupsionit”- tha Berisha. Ai ka theksuar më tej se shumica është e vendosur për të shembur murin e korrupsionit dhe heqjen e imunitetit, gjë të cilën opozita nuk e do. “Në mënyrë qesharake socialistët u thanë shqiptarëve, ne e heqim, por nuk e votojmë. Nuk besoj të ketë në histori një rast analog me të që një forcë politike të mos votojë vetë draftin me amendamentet e tij. Socialistët spekulojnë kur thonë se edhe po të hiqet imuniteti do ketë korrupsion. S’ka hipokrizi më të madhe se të derdhësh lot për të papunët, kur u thua atyre se pasuritë e mia nuk preken, paçka se ato konkurojnë konkurencën e ndershme, nëpërmjet fshehjes së taksave falimentojnë ndërmarrje që nuk fshehin taksat. Nuk do kishte kontribut më madhor në luftën kundër korrupsionit sesa heqja e imunitetit.


Shqipëri-SHBA, bashkëpunim të shkëlqyer. SHISH nuk informoi për ngjarjet e 21 janarit


I pyetur nga mediat për kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror kryeministri Berisha u përgjigj se për zëvendësimin e tij ka dy arsye madhore, që janë mandati dhe ngjarjet e 21 janarit. Kreu i qeverisë tha se bashkëpunimi i Shqipërisë me SHBA-të në fushën e sigurisë është i shkëlqyer, me aq sa Shqipëria ka mundësi të kontribuojë. “Bashkëpunimi i Shqipërisë me SHBA është i shkëlqyer, me aq sa Shqipëria ka mundësi të kontribuojë. Shqipëria është e privilegjuar që ka një bashkëpunim të madh me SHBA-të. Jam i bindur se për vitet që do vijnë ky bashkëpunim do njohë rezultate të shkëlqyera. Konsulta për probleme të sigurë me aleatin kryesor janë të pandërprera. Çdo problem sigurie që kemi e trajtojmë haptazi me aleatët tanë”- tha ai. “Në bindjet e mia të thella në këtë vend nuk mund të ketë mandat më shumë se 4x2 apo 7x1. Pra, çdo zyrtar i ekzekutivit duhet të ketë një mandat të përcaktuar. Ligji i vendit e barazon drejtorin e SHISH me ministrin. Madje, për mendimin tim, ligji e çon pak më tutje pasi jashtë përcaktimit kushtetues, zëvendësin e tij ia kalon presidentit emërimin. Normalisht, presidentit ato që i janë përcaktuar në kushtetutë nuk mund t’ia modifikosh. Unë jam dhe e kam bërë publike çështjen e një mandati të përcaktuar”- theksoi kryeministri. Përsa i takon motivit të dytë, atij të ngjarjeve të 21 janarit kryeministri u shpreh se SHISH nuk informoi për asgjë. Sipas tij 21 janari është një nga ngjarjet me tragjike të kombit dhe ishte një skenar i përgatitur. “Ka një çështje të dytë. 21 janari ishte një nga ngjarjet më tragjike në historinë e këtij kombi. Skenari më ogurzi i cili filloi me fjalime puciste si të vitit 24 me fraza e me cdo gjë. u montua një video dhe u implikua direkt kryeministri. U parapri nga një seri sloganesh puçiste si kufoma, përmbysje, tejkalime të kushtetutës e të gjitha. Të gjitha këto burime nga më të ndryshmet, përfshi edhe agjenci të huaja informuan qeverinë se 21 janari do të jetë një përpjekje shumë e rëndë për dhunë dhe përdorim force. Institucioni i vetëm që me ligj mbahet nga Kryeministri i vendit, SHISH varet nga Kryeministri thotë ligji, nuk dha qoftë edhe një germë informacion. Ju garantoj kjo, me atë që ndodhi do të ishte një motiv i fortë për ta shkarkuar. Ishte një fat i madh që ishte është vend i NATO. Problemi po ecën në rrugë ligjore dhe ai do hetohet për përpjekjet për përmbysje të pushtetit me dhunë. Hetimi duhet të jetë i plotë pasi janë 4 qytetarë që kanë humbur jetën dhe familjet e tyre kërkojnë drejtësi. Kush i solli? Kanë protestuar qindra herë para dritares sime dhe s’u ka hyrë një gjemb”- theksoi më tej ai.


Borxhi publik, brenda parametrave


“Nuk kemi lejuar rritjen e borxhit publik edhe pse vendet e rajonit e kanë rritur në mënyrë stratosferike, edhe pse kanë patur borxhe 2-3 herë më të ulët se Shqipëria. Kanë pësuar dyfishim dhe trefishim të borxhit. Shqipëria është në kufijtë 58-59. Mirë do ishte të kishim ndërmarrë ulje, por pse s’kemi ndërmarrë? Ne nuk shpenzojmë asnjë qindarkë nga paratë e borxhit për rroga, pensione dhe ndihmë ekonomike. Jo. Borxhin që marrim ne e marrim për të ndryshuar Shqipërinë, ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, për të ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Ne zbatojmë me rigorozitet rregullin e artë në ekonomi, rregullin e Phelpsit. Ky ekonomist i madh i viteve 60 thotë se nuk duhet të shpenzosh më shumë sesa krijon dhe e dyta nuk duhet të marrësh borxh përveç se për investime. Nëse ky rregull do ishte aplikuar siç e arsyeton ky ekonomist gjenial, kriza sot nuk do ekzistonte. Por, ky rregull u vendos në pluhurin e arkivave nga shumë vende, por jo nga qeveria shqiptare që erdhi në pushtet në vitin 2005”.


Kufiri detar, mediat spekulojnë- s’ka grup pune. Çdo vendim sipas tagrit kushtetues


As një grup pune s’është krijuar. Qeveria do të hapë negociatat për të zgjidhur me vendet fqinje të gjitha problemet që ekzistojnë. Jemi tëhapur, por sigurisht në respekt të plotë të ligjeve të vendit dhe Gjykatës Kushtetuese, vendime të cilat kanë tagrin dhe forcën e prerogativave kushtetuese. Me vendet fqinje Maqedoninë apo Greqinë, do diskutojmë për çdo problem. Edhe me Maqedoninë do të ulemi për ndarjen e ujërave të Prespës. Marrëveshjet me fqinjët janë një normë konstante. Kushtetuta ka përcaktimin e vet të kristaltë.


Zgjedhja e Prokurorit të Republikës kompetencë e Presidentit


“Z.Rama ishte dakord kur bëmë ligjin e prokurorisë, është e drejtë e Presidentit të Republikës. Jam i bindur se Presidenti do të veprojë në përputhje me të drejtën e tij Kushtetutese”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›