Berisha sulmon Prokurorinë për akuzat ndaj Mediut
Në ditën e zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor mes PD dhe PR, kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur edhe njëherë tjetër aleatin e tij Fatmir Mediu duke lëshuar akuza të ashpra ndaj Prokurorisë për tragjedinë e Gërdecit. Për kryeministrin Berisha Prokuroria ka shkelur mbi viktimat e kësaj tragjedie duke ngritur akuza politike . Për më tepër në gjykimin e kryeministrit ka persona brenda Prokurorisë që duan ta kthejnë organin e akuzës në një parti politike, dhe kjo dëshmohet nga publikimi i dosjes hetimore. Duke mbrojtur aleatin Mediu për tragjedinë e Gërdecit, tragjedi e cila tronditi qeverisjen e djathte, kryeministri Sali berisha është shprehur optimist se do të fitojë një mandate të dytë.