Tiranë, bie nga kati i dhjetë i pallatit, vdes punëtori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ndërsa një punëtor, rreth moshës 55-vjeç, ka rënë nga kati i dhjetë i nje pallati. Ende nuk dihet indetiteti i viktimës ndërsa mesohet se ishte me profesion bojaxhi.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndersa dyshohet se ngjarja mund te kete qene aksidentale.