E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Prrenjas: Në 8 maj t’i japim fund mjerimit

PRRENJAS- Kryetari socialist Edi Rama është takuar me banorë të Prrenjasit dhe Starovës duke dëgjuar shqetësimet e tyre. Në Prrenjas Rama ka qenë i shoqëruar nga kandidati për kryetar në këtë zonë Artur Topi dhe në Starovë e ka shoqëruar kandidati Valter Goga.

Problematikat e ngritura nga qytetarë të takuar rastësisht nga kryetari Rama në të dyja qytetet kanë qenë të ngjashme. Banorët janë ankuar për papunësnë e lartë, cmimet e papërballueshme, për rënien e fuqisë blerëse si dhe rrënimin ekonomik.
Rama duke dëgjuar banorët i ka thënë se për të gjitha këto arsye në 8 Maj duhet të votojnë për Koalicionin për të Ardhmen, për t’i rikthyer shpresën vendit.

“Në 8 Maj të marrim hak për të gjitha padrejtësitë dhe të hapim rrugën për punë, punë, punë, ndryshe ka vetëm fukarallëk. Ne i duam të gjithë njerëzit me dinjitet, socialistë apo demokratë”,- tha Rama.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama në Prrenjas: Në 8 maj t’i japim fund mjerimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›