E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, bie zjarr në një nga godinat e ish-Kinostudios

Foto zjarri / Arkiv

Ka rënë zjarr në një nga godinat e vjetra të ish-Kinostudios në Tiranë.

Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se zjarri është i përmasave të mëdha. Flakët kanë rënë në një studio audio-vizuale në ish-Kinostudio. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre makina zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›