E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk paguan birrat, pronari godet me thikë tre persona

Foto ilustruese

Nuk paguan birrat që pinë një ditë më parë, përfundojnë në gjendje të rëndë në spital të goditur me thika nga pronari i lokalit tre shtetas nga qyteti i Elbasanit. Ilir Lleshi 44 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë shtetasit M. Façi 19 vjeç, L. Çuli 26 vjeç, S. Bajrami 19 vjeç me banim në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë  në kioskën e 44 vjeçari Lleshi.

Tre të rinjtë kanë konsumuar birra dhe në fund janë larguar pa paguar paratë. Janë rikthyer sërish për të pirë birra në të njëjtën kjoskë por këtë herë pronari i fyer nga sjellja e një dite më parë ka marrë thikën dhe i ka goditur. Mësohet se gjendja e tre të dëmtuarve është e rëndë. I shoqëruar në polici 44 vjeçari ka thënë se është fyer nga tre të rinjtë sepse ata janë rikthyer sërish kur nuk i kishin paguar paratë e atyre që kanë konsumuar.

Sipas policisë akuza ndaj autorit të ngjarjes është tentativë vrasje. Ndërkohë tre të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe janë në diagnozë të rezervuar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›