E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratoriumi, tërhiqet PD: Të lejohen jahtet dhe anijet me vela

Tiranë- Pas 7 muajsh kundërshtime ndaj propozimeve të opozitës për heqjen e moratoriumit të skafeve, mazhoranca mesaduket është tërhequr. M e propozimin e kësaj të fundit pritet që të lejohen jahtet dhe anijet me vela.

Mëngjesin e sotëm pasti debate në  Kuvend pasi fillimisht PD- ja kishte kërkuar që ky diskutim të të mos ishte pjesë e ditës, por më pas pranuan që t diskutohej duke thënë se kjo është një mënyrë për t’iu rikthyer konsensusit.

Kreu i grupit parlamentar demokrat kishte kërkuar heqjen nga rendi i ditës diskutimin për moratoriumin e skafeve, dhe kjo është kundërshtuar nga socialistët.

Nuk ka arsye për ta hequr nismën e PS-së. Është një shkelje proceduriale. Nisma e opozitës është hequr për arsye të tjera politike. Sot mazhoanca s`ka kuorumin për të vijuar seancën prandaj dhe është hequr nisma e opozitës- tha Ruçi.

Pas deklaratës së tij reagoi deputeti demokrat Edi Paloka i cili u shpreh se për moratoriumin ka disa amendamente të tjera të cilat duhet të kthehen për rishikim në Komisionin e Ligjeve.

”Duke patur parasysh faktin, që amendamentet e deputetëve janë në favor të nismës së marrë nga deputetët socialiste, vendosëm, sic kemi vendosur edhe herë tjetër dhe me kërkesën e Partisë Socialiste, që amendamentet të kalojnë fillimisht në Komisionin e Ligjeve, përpara se të kalojnë në seancë. Gjithë qëllimi ka qenë thjesht pozitiv, por mesa duket Partia Socialiste është mësuar, që çfarëdo që ne të bëjmë ta kundërshtojë edhe kur është në të mirë të tyre”, tha në seancën e së enjtes- tha Paloka.

Në seancë ka patur debate edhe për zgjedhjen e presidentit. Sipas deputetes socialiste Arta Dade zgjedhja e prsidentit vetëm me votat e maxhorancë i humbi shansin vendit për antarsimin në BE. Ajo tha se Berisha ka shënuar dështimin e radhës, dhe tregoi se nuk di as abc- në e demokracisë e cila ka në thelb kompromisin dhe negocimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›