E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Konsensusin e dëmtoi editoriali i Ramës. Nuk do kishte asnjë problem që Topalli të zgjidhej presidente

Edi Rama - Ilir Meta

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar se ai nuk do të jetë ministër i Brendshëm. Gjatë emisionit Top Story, Meta theksoi se kjo ministri në bazë të marrëveshjes me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 i takon PD-së.

Nuk do të jem pjesë e qeverisë. Ministria e Brendshme i takon PD-së në bazë të marrëveshjes që kemi, tha kreu i LSI-së. I pyetur nëse janë të nevojshme ndryshimet në qeveri, Meta u shpreh nevojitet një ritëm më i shpejtë pune. Absolutisht që kjo qeveri dhe e gjithë shoqëria jonë ka nevojë që të ecim më shpejt. Kur flasim për ndryshimi nuk dua të kem konsideratë domosdoshmërish emrat por kërkohet një axhendë edhe më dinamike, ritëm akoma edhe më i shpejtë, tha ai.

Duke folur për marrëdhëniet me liderin e opozitës pas zgjedhjes së njëanshme të presidentit ndryshe nga opinioni i Ramës se roli i tij ishte pozitiv në fillim dhe negativ në fund, shprehet se konsensusi u dëmtua nga editoriali i kreut të PS-së. Por Meta pranoi që procesi pati defekte.

Qëndrimi im ka qenë në koherencë të plotë. Kam qenë i qartë për një proces sa më konstruktiv dhe sa më konsensual. Pati editoriale gjatë frymës së konsensusit. Askush nuk duhet të post që PD që është forca kryesore në parlament tia dhuronte opozitës presidentin, tha ai. Shumica i kishte numrat por nuk i përdori në mënyrë arrogante. Sipas kreut të LSI-së, mazhoranca ka zgjedhur president një figurë të moderuar dhe kjo shmang tensionet mes palëve.

Sa i takon negociata për presidentin e ri, Meta zbuloi se Artan Hoxhës i ishte propozuar kandidimi para se të zgjidhjen Xhezair Zaganjori por ai kishte refuzuar. Kreu i LSI-së gjithashtu la të kuptohej se nëse PD do të kandidonte Topallin për presidente ai do të kishte pranuar. Nuk do kishte asnjë problem që Topalli të zgjidhej presidente, ajo është paragjykuar dhe anatemuar, u shpreh Meta. Në fund, ai ka shuar edhe kuriozitetin publik duke u shprehur se në darkën me Ramën nuk ka ngrënë ngjalë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›