Meta: LSI-ja, program për të drejtat e gruas

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat në qytetin e Beratit. Sipas Metës LSI-ja ka program për të drejtat e gruas dhe se punësimi i grave është prioriteti kryesor për këtë forcë politike kur të vij në pushtet. Gjithashtu kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta duke u drejtuar grave në qytetin e Beratit u shpreh se duhet ti thuhet stop dhunës ndaj grave.