Tiranë, bllokohet numërimi ivotave në njësinë 3

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake numër 3 në kryeqytet. Në një prononcim për “Ora News” deputeti i PS-së Ilir Gjoni ka deklaruar se bllokimi i procesit të numërimit të votave është një vendim politik.
Sipas tij zvarritja e numërimit të votave ka për qëllim manipulimin e tyre dhe për t`i vënë një damkë procesit zgjedhor.
“Ne kërkuam të niste procesi që kur erdhën kutitë por procesi u bllokua pasi ata nuk duan që numërimi të përfundojë pasi kanë dalë nga një humbje shumë të thellë” theksoi Gjoni.
Më tej Gjoni i bëri thirrje KQZ-së të ndërhyjë që kjo KZAZ të zhbllokë procesin e numërimit të votave pasi sipas tij kjo KZAZ është e urdhëruar politikisht për ta bllokuar procesin.