Topalli: Rama të deklarojë se do ta pranojë rezultatin

Partia Demokratike i ka bërë thirrje kreut të PS-së Edi Rama të deklarojë se do të njoh rezultatin e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Në një konferencë për shtyp kryeparlamentarja Topalli i bëri thirrje komisionerëve të zbatojnë ligjin.
“Ftoj Ramëm të deklarojë se do të njoh rezultain e zgjedhjeve në çdo bashki dhe komunë. Të zgjedhurit administrative duhet të kurorëzohen në bashkitë dhe komuna me dinjitet” theksoi Topalli.
Më tej Topalli ka vlerësuar punën e komisionerëve duke i cilësuar ata si heronjtë e ditës duke shtuar se shqiptarët i kanë sytë tek ata.
“Shqiptarët kanë votuar si europiane dhe procesi i ka të gjithë garancitë të përmbyllet me sukses ashtu si edhe ka filluar” theksoi Topalli.