E Diel, 1 Nëntor 2026

Bust per Gumen Himare i riu u vra nje vit me pare

Përkujtohet në Himarë 1 vjetori i ndarjes nga jeta të 35-vjeçarit, Aristotel Guma. Pranë Kishës së Himarës është vendosur busti i ardhur nga Greqia i himariotit Guma, i cili ishte i mbuluar nga flamuj grekë. 

Të afërmit dhe banorë të Himarës përkujtuan Gumën fillimisht në varreza që prej orës 08:00 të mëngjesit, e më pas kanë shkuar në kishën e Himarës për të përmbyllur ceremoninë me vendosjen e bustit në ambientet përreth Kishës. 

Vdekja e Gumës u interpretua një vit më parë nga qarqet nacionaliste si vrasje për motive etnike, ndërkohë që ditët e fundit këshilli bashkiak i Himarës nuk ka dhënë lejen për ndërtimin dhe vendosjen e bustit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›