Lene shtetesine rritet numri i shqiptareve aplikues
Rritet numri i shqiptarëve që lënë shtetësinë shqiptare. Në bilancin e gjashtë mujorit të parë të këtij viti, Presidenti i Republikës ka firmosur lënien e shtetësisë shqiptare për 147 persona dhe dhënien e shtetësisë shqiptare për 108 të huaj dhe persona me origjinë shqiptare.
Në vitin 2010, ishin 262 persona që hoqën dorë nga pasaporta shqiptare për të marrë atë të një vendi të huaj. Ndërsa vetëm 76 ishte numri i dekreteve të firmosura nga presidenti, Bamir Topi për marrjen e shtetetësisë shqiptare për një vit më parë.
Në listën e personave që kanë përfituar marrjen e shtetësisë shqiptare në vitin 2011 është edhe trajneri i kombëtares në basketboll për meshkuj, neo-zelandezi Mark Dikel dhe mundësi kosovar Egzon Shala.
Aleanca Kuq e Zi në qershor të këtij viti ndërmorri një nismë të pagëzuar me emrin “një Komb një Pasaportë”.
Për të balancuar numrin e personave që heqin dorë nga pasaporta shqiptare në këmbim të një pasaporte të huaj, nisma e Aleancës Kuq e Zi kërkon njohjen e shtetësisë shqiptare të të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Serbi apo në diasporë.
Por për të ndodhur kjo, kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së vitit 1998 për dispozitat që parashikojnë njohjen e shtetësisë shqiptare.
Erjon Ajazi