E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Epiri i Veriut”, grekët kundër ambasadorit Pazio

ATHINË- Media greke raportoi dje, se përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri dërguan dje një letër proteste në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit fqinj, kundër ambasadorit Nicolaos Pazios, madje i kërkojnë këtij institucioni thirrjen e tij të menjëhershme dhe tërheqjen e vërejtjes për deklaratat e tij, bërë në një intervistë në “Gazetën Shqiptare”. Deri dje pasdite qeveria greke nuk i ktheu një përgjigje zyrtare kësaj letre. 

Grekët e Shqipërisë, sipas lajmit të publikuar në “Greek Reporter”, janë shprehur të shqetësuar nga dalja e fundit publike e Pazios dhe deklarata e tij se “trajtimi i çështjeve të së shkuarës (ku nënkuptojmë Epirin e Veriut) dhe shpesh keqinterpretimi i historisë sipas interesave dhe praktikave të njohura të elementëve nacionalistë që e përdorin historinë për interesin e tyre personal, nuk është thjesht i dëmshëm, por gjithashtu i rrezikshëm”. Minoritetit grek nuk i ka pëlqyer as përgjigjja tjetër e ambasadorit Pazios në lidhje me pyetjen se çfarë është Epiri i Veriut për momentin. “Siç edhe ju e dini tashmë, rajoni i Ballkanit ka vuajtur nga ndërhyrjet e huaja, shtypja dhe mungesa e demokracisë, nga luftërat dhe konfliktet. Në vend që të merremi me faktorët që historikisht e kanë nxitur rajonin tonë, besoj se bashkëpunimi i bazuar në barazi, bashkëjetesa paqësore dhe integrimi europian (i Shqipërisë) përcaktojnë kushtet që mund të sigurojnë një të tashme të qetë dhe një të ardhme më të mirë dhe në këtë këndvështrim “trajtimi i çështjeve të së shkuarës (ku nënkuptojmë Epirin e Veriut) dhe shpesh keqinterpretimi i historisë sipas interesave dhe praktikave të njohura të elementëve nacionalistë që e përdorin historinë për interesin e tyre personal, nuk është thjesht i dëmshëm, por gjithashtu i rrezikshëm”, - deklaroi ai për “Gazetën Shqiptare”. 

“Zhvillimi, progresi dhe stabiliteti politik” janë ato çfarë i nevojiten Ballkanit, ai nuk ka nevojë për “tensione”. “Grekët në Shqipëri ende presin një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë qëndrim, në mënyrë që të nxjerrin përfundimet e tyre”,- njofton “Greek Reporter”. “Pala greke nuk ka as predispozicionin më të vogël të vërë në dyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, është e qartë se duhet gjetur një mënyrë që të përballohet stanjacioni në të cilin është futur kjo çështje”. Kështu është shprehur Nikolaos Pazios, ambasadori i Greqisë në Shqipëri, në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare”, i pyetur në lidhje me Marrëveshjen Detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pazios deklaron gjithashtu se, qeveria greke është e hapur për të pritur propozimet e palës shqiptare. Ndërkaq, i pyetur se çfarë është “Epiri i Veriut”, ambasadori grek në Tiranë ka deklaruar qartazi se mëshimi që u bëhet çështjeve të së kaluarës dhe shpesh interpretimi i Historisë sipas interesave dhe gjithashtu praktika e njohur e elementëve nacionalistë që ta përdorin Historinë për qëllimet e tyre, jo vetëm që nuk janë të dobishme, por përmbajnë edhe rreziqe. Ndërkohë, ambasadori Pazios nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi çështjen çame dhe aktualitetit politik.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›