Tiranë, burri vret me thikëgruan në mes të rrugës

Të tjera rreth shkrimit FOTO
TIRANE- Banorët e rrugës "Tefta Tashko" jo shumë larg qendrës së kryeqyteti janë tronditur nga skena e një krimi makabër.
Rreth orës 10:00 bashkëshorti goditi me thikë gruan e tij në mes të rrugës, pas shkollës ‘Ismail Qemali’.
Viktima është Valbona Çarçani, 33 vjeçe.
Pas krimit autori Gerti Çarçani, 38 vjeç ka tentuar të largohet por është arrestuar nga policia.
Çifti kishte vite që kishte jetuar në Udine të Italisë por kohët e fundit jetonin në një banesë në rrugën "Mine Peza".
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se bashkëshorti e ka goditur 3 herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori ka tentuar të largohet ndërsa është vënë në prangat e policisë dhe pritet të përballet me drejtësinë për krimin e kryer. Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryeqytetit ndërsa bashkëshorti vrasës rrezikon jo më pak se 20 vite burg deri në dënimin maksimal burgim i përjetshëm.
Pista e parë e hetimit është ajo e vrasjes për shkak të xhelozisë.
(Foto: Viktima ne rruge)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)