Transferimi i studimeve, dokumentet dhe hapat qe duhet te ndiqen Eljona Ballhysa
Keshilli i Ministrave ka miratuar 500 kuota per te gjithe ata studente qe vendosin te transferojne studimet nga njeri universitet ne tjetrin, si publik ashtu dhe shteteror apo per ata studente qe vijne nga jashte shtetit. Specialistet e Ministrise se Arsimit bejne te ditur se pas miratimit te ketij vendimi nga qeveria i jepet mundesia te gjithe studenteve qe te aplikojne ne rast se kerkojne qe te transferojne studimet. Keshtu ne baze te udhezimit te ministrise studentet duhet te interesohen prane sekretarise mesimore ku do te transferoje studimet ne menyre qe te filloje aplikimin, pasi vendimi i qeverise ngarkon fakultetet per zbatimin e tij. “Transferimet e studenteve ne numrin perkates te kuotes se percaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences behen nga vete institucionet publike te arsimit te larte, sipas kritereve te percaktuara ne aktet nenligjore dhe ne statutin e rregulloret e tyre”, – thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Po keshtu studentet qe transferojne studimet i pershtaten tarifes se re te shkollimit. Pra studenti qe vjen nga dega e Fakultetit te Ekonomise ne Elbasan dhe transferon studimet ne kete dege ne Tirane, do te paguaj tarifen qe ofron fakultetit e Ekonomise ne Tirane. “Studentet, qe transferojne studimet nga nje program studimi apo nga programe te meparshme studimi te ciklit te pare ne nje program tjeter studimi ne institucionet publike te arsimit te larte, i nenshtrohen tarifes se pergjithshme vjetore te shkollimit te programit te studimit perkates, ne te cilin ata kane kerkuar te transferojne studimet”, – percakton vendimi i qeverise. Kete vit jane krijuar kushtet per transferim studimesh edhe nga universitetet jashte Shqiperise. Çdo i ri qe deshiron te rikthehet per studime ne Shqiperi, duhet te plotesoje kushtet e meposhtme. Hapat qe ndiqen per aplikim jane: Formulari i aplikimit per transferim studimesh, i plotesuar nga aplikanti, plani dhe programi i studimit, lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara, ne forme zyrtare me firme dhe me vule. Kerkohet kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme per institucionet e arsimit te larte jashte vendit. Dokumentacioni i dorezuar duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi. Te gjitha dokumentet duhet te jene origjinale ose te noterizuara. Kerkohet fotokopje e kartes se identitetit, mandat arketimi. Informacionin per banken dhe tarifen e aplikimit gjendet prane zyres se protokollit ne rektoratin e UT-se, ne kohen e plotesimit te formularit per aplikim. Konkurrenca per kete vit do te jete me e forte, por mundesite per te fituar do te jene me te medha, per shkak te rritjes se numrit te kuotave.
Si procedohet per programin e dyte te studimit
Si cdo vit, per ata te rinj qe do te kerkojne te vazhdojne nje program te dyte studimi do te kete kritere te vecanta. Kuotat per kete fushe jane 300 dhe pergjithesisht do te jene per deget ne Tirane. Deget me te kerkuara jane Juridiku, Ekonomiku dhe deget e mesuesise. “Kandidatet, qe kane perfunduar me sukses provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje te Matures Shteterore si dhe programin e pare te studimeve me rezultate te shkelqyera, gezojne te drejten te vijojne studimet ne nje program te dyte studimi, brenda numrit te kuotes se percaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, sipas kritereve te percaktuara nga vete institucionet publike te arsimit te larte per pranimet ne nje program te dyte studimi”, - percakton vendimi i qeverise.