E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane cmimi i ujit rritet me 13 leke per meter/kub

Duke filluar nga muaji prill te gjithe banoret e Tiranes do ta paguajne ujin gati dyfish me shtrenjte. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kerkesen ujesjellesit per rritjen e tarifes. Cmimi i ri i perafrohet propozimit te kompanise. Pas kerkeses per 40 leke te ujesjellesit, ERU vendosi tarifen 33 leke nga 20 qe ka qene deri tani. Nderkohe qe rritja per bizneset dhe ndermarrjet shteterore eshte miratuar sipas propozimeve te bera nga Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve.
Per sa i perket rritje se cmimit te ujit me 13 leke per meter/kub ka sjelle irritim te banoreve te cilet pohojne se vetem nje pjese e kryeqytetit paguan, dhe me shume se gjysma nuk iu nenshtrohet faturave dhe pagesave. "Se pari, nuk kemi mundesi ekonomike ta paguajme ujin kaq shtrenjte dhe per me teper kur furnizimi nuk eshte i rregullt. Se dyti kjo rritje eshte faturuar me shtrenjte qe dy muaj me pare" kane pohuar banoret e kryeqytetit. Sipas tyre, edhe pse konsumi ka qene i njejte, cmimi i ujit u ka shkuar me shume se dyfish. Banoret e Tiranes kerkojne pajisjen me mates per te llogaritur konsumin real te ujit. Rritja e cmimit te ketij produkti jetik, behet ne nje kohe kur Tirana ka problemet me te medha jo vetem me furnizimin me uje por edhe me vjedhjet ne rrjet. Mesa duket, per te mbuluar humbjet ujesjellesi ndeshkon konsumatoret me mosfurnizim te rregullt dhe tani e tutje edhe me cmim dyfish.
Por sipas, Ndermarrje se Ujesjellesit kjo rritje eshte bere per te permiresuar furnizimin me uje ne Tirane, ose e thene ndryshe para me shume per te bere investime ne rrjet. E vetmja kategori per te cilen Ujesjellesi i Tiranes nuk ka propozuar rritjen e cmimit jane furrat e bukes. Cmimi i ujit te pijshem per furrat e bukes qendron i pandryshuar, 95 leke per 1 mije litra uje. Ujesjellesi i Tiranes ben krahasim me cmimet e qyteteve si Korca, Pogradeci, Rubiku, Delvina, Lezha Fieri etj ku sic dihet ndermarrjet e Ujesjellesit ne shume prej ketyre qyteteve administrohen nga te huajt dhe garantojne furnizim pa nderprerje me uje te pijshem. Sipas Ujesjellesit keto rritje ne cmime propozohen pasi ka planifikuar te beje disa investime te rendesishme ne ndertimin e linjave te reja te transmetimit, me qellim eliminimin e lidhjeve te paligjshme dhe mire administrimin e burimeve te ujit.
Ndryshimi i cmimeve

Kontratat Cmimi Propozimi
Familjare 28 L/m3 33m3
Ndermarrje 100 L/m3 120L/m3
Bizneset 100 L/m3 120 L/m3
Furrat e bukes 95 L/m3 95 L/m3

Pavaresia e femres
Studimi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›