Kuvendi miraton shkarkimin e Kreshnik Spahiut
TIRANE-Kuvendi i Republikes se Shqiperise miratoi raportin e Komisionit Hetimor per shkarkimin e nenkryetarit te Kontrollit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, njëherësh edhe drejtuesi i Komisionit Hetimor për shkarkimin e nënkrytarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu raportoi mbi konkluzionet e raportit.
Raport u miratua dy dite me pare dhe konstatoi se Spahiu ka shkelur detyren, ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv/kryetarit të KLD-së, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike.
Sipas raportit, Spahiu ka abuzuar dhe shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit, ndërsa është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese.
Raporti krahas parlamentit do t’i dergohet edhe Prokurorise per ndjekje penale te Spahiut, i cili ka dhene doreheqjen disa kohe me pare. Doreheqje e pranuar me shumice nga KLD-ja, kreu i saj, Bamir Topi, por jo nga ministri i Drejtesise, Halimi.