E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i komisarit të policisë nuk është Ilir Xhakja por gjykatësit

Policia: Xhakja u dorëzua, po të rezistonte me armë do të ekzekutohej

Durrës- I rrethuar dhe i sigurtë se cdo tentativë për ikje apo kundërpërgjigje me armë do t’i kushtonte jetën, Ilir Xhakja, rreth orës 02 të mengjesit të së martës i ka dhënë fund aventurës së arratisë, pas vrasjes së komisarit të policisë së Shijakut. Ai është dorëzuar ndërsa fshihej në një shtëpi.

Burime të rezervuara të policisë bëjnë të ditur se RENEA ishte urdhëruar të hapte zjarr në përpjekjen më të parë të tij për të përdorur armën. Ai ka negociuar dhe ka kërkuar me emër edhe personat tek të cilët donte të dorëzohej. Taktikat negociuese të policisë në të tilla raste pranojnë këto ndërmjetesime dhe rreth orës 02.30 i akuzuari për vrasjen e komisarit ka qenë në furgonët e forcave speciale RENEA. Në të tillë furgonë kishte qenë edhe pesë vjet me parë, por gjykata e kishte zhbërë këtë operacion.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e armës së krimit. Policia identifikoi menjëhërë autorët, të cilët janë dy kushurinjtë Ilir dhe Arben Xhakja si dhe nipi i tyre Ledio Krasnaj, i cili i ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia ka bërë sot të ditur skemën e krimit. Mësohet se shefi i komisariatit ka qenë i shoqëruar me dy punonjës të tjerë të policisë në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollit të makinës së 17-vjeçarit Ledion Krasnaj është evidentuar mangësi në dokumentacion dhe për këtë është vendosur që 17-vjeçari të shoqërohej në komisariat.

Në momentin që 17-vjeçari po shoqërohej në polici ka mbërritur në vendngjarje daja e tij Ilir Xhakja me një makinë tip benz me targa BG 145 HB i cili ka nisur të debatojë me shefin e komisariatit të Shijakut Adem Tahiri, se përse i kanë ndaluar nipin, i cili ka qenë në një makinë me xhama të errët.

Debati mes kryekomisarit dhe autorit është nxehur dhe ky i fundit ka nxjerë një pistoletë dhe ka qëlluar 5 herë drejt Tahirit duke e lënë të vdekur në vend. Për pasojë është e plagosur në këmbë edhe një kalimatare e cila është shtetësja Eleni Ndoka.

Të dhëna personale 

Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në Kërrnajë, Tropojë, e banues në Tiranë, i martuar, me arsim të lartë. Ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite. Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën Kryekomisar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›