Tiranë, digjet një makinë para Kryeministrisë. Shoferi: Ishte aksidentale- FOTO
TIRANË-Një automjet ka ndezur flakë para godinës së Kryeministrisë, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht drejtuesi i mjetit.
Rreth ores 11:07 minuta "News 24" në vendngjarje ka transmetuar Live momentet kur automjeti tip 'Golf' i parkuar në cep të godinës së qeverisë është ndezur në flakë dhe është djegur brenda pak minutash. Kanë qenë forcat e zjarrfikëseve që kanë mbërritur në kohë dhe kanë lokalizuar flakët e zjarrit.
Drejtuesi i mjetit, zoti Genci Çuçi rrëfen për gazetarin e "News 24", Mariglen Mertiri momentet kur makina u ndez në flakë. Sipas Cucit, ngjarja ndodhi krejt rastësisht.
“Isha duke ecur me makinë kur pashë që po nxirre tym tek motorri dhe u detyrova të parkoj dhe ta fik makinën. Por flakët u ndezën aq shpejt sa nuk arrita të marr as lap topin që kisha brenda sepse u nxeh aq shumë sa u detyrova të largohem”, u shpreh Gens Çuçi për "News 24".
Mësohet se automjeti tip 'Golf' është një prodhim i vitit 1995 dhe punon me naftë.
Çuçi shpjegon se gjithçka mund të ketë ndodhur dhe për shkak së vapës së madhe dhe se ngjarja mund të cilësohet aksidentale.
“Besoj se ka pasur një nxehje tek izolacioni i telave dhe për shkak të motit të nxehtë do jenë shkrirë e marrë flakë. Kaq s'ka me teper, thjesht aksident”.
Për shkak se zjarri u ndihmua dhe nga temperaturat e larta makina u dogj tërësisht siç mund ta shihni dhe nga fotot në 'BalkanWeb', por fatmirësisht nuk pati dëmtime në njerëz.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto të makinës VIDEO: Tiranë, digjet një makinë para kryeministrisë. Shoferi: Aksidentale Korçë, makina përplaset me një pemë, 2 persona plagosën rëndë