Tirane nderron jete Ilir Qefalia njeri nga te plagosurit nga zjarri

Ka ndërruar sot jetë një nga të plagosurit nga zjarri i regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën pranë Sanatoriumit në Tiranë, ku një një banesë 4-katëshe u përfshi nga flakët.
Viktima është Ilir Qefalia, i cili mësohet të jetë dhe pronari i shtëpisë. Ndërkohë që mbetën të plagosur dy persona.
Të plagosurit, sëbashku me pronarin, u dërguar mbremë menjëherë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku morën edhe ndihmën mjekësore.
Por pavarësisht ndërhyrjes, Ilir Qefali ditën e sotme ka ndërruar jetë, duke mos u mbijetuar plagëve të mara.