Votimi i kryesise Harasani refuzon propozimin e Rames

Nuk mund ta pranoj detyren e ofruar nga ana e Asamblese se PS-se Ligjvenesi socialist le te hapur mundesine e largimit do opsion eshte i hapur ne politike
Deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani refuzon postin e ofruar nga kryesocialisti Edi Rama.
Pas votimit te djeshem te Asamblese Kombetare Harasani eshte perjashtuar nga radhet e kryesise apo sekretariatit dy strukturat kryesore ne PS dhe i eshte lene posti i Grupit te Punes per Energjine bashke me 20 deputete dhe perfaqesues te kesaj partie ne grupet e tjera. Por ky post eshte refuzuar nga ligjvenesi socialist. Harasani ka zgjedhur rrjetin social Facebook per te deklaruar mospranimin e tij ndersa e shpjegon kete me planet e tjere ne te cilat eshte i angazhuar.
Refuzimi i Harasanit
Te dashur miq - per arsye te planeve te tjera duke falenderuar per besimin nuk mund ta pranoj detyren e ofruar nga ana e Asamblese se PS-se. I uroj suksese te gjithe te votuarve - shkruan Harasani ne faqen e tij. Nderkohe qe nje prononcim per median ai shpjegon edhe me tej arsyet e ketij refuzimi. Sipas Harasanit eshte e padrejte qe te ti ofrohet nje post ne nje fushe per te cilet e ka dhene tashme kontributin e tij. Te mendosh qe une duhet te kem nje post per te ndihmuar Partine Socialiste per energjine eshte njesoj si ti ofrohet Edi Rames per te ndihmuar ne zhvillimin e qyteteve ne nje kohe qe ka 11 vjet eksperience si kryetar i nje qyteti. Nuk kemi as une as Rama nevoje per te kontribuar ne poste ne fushat ku kemi kontribuar per shume vite. Qellimi im dhe qellimi i gjithe Partise Socialiste me perjashtim te disa figurave eshte largimi i kesaj qeverie nje ore e me pare dhe nuk ka nevoje per poste apo per ndarje karamelesh per te bere kete lufte opozitare - thote Harasani. Lidhur per planet e tjera e cituara ne faqen e tij personale te rrjetit FB ligjvenesi socialist thote se Eumlshte ende heret per te folur per to. Jemi nje grup qe po punojme seriozisht. Por te gjitha planet konvergojne ne largimin e kesaj qeverie nga pushteti dhe ardhjen e te majtes se vertete ne pushtet. Ligjvenesit socialist le te hapur dhe mundesine e largimit nga PS apo krijimin e ndonje opsioni tjeter. Cdo opsion eshte i hapur ne politike. Kemi kohe do e shikojme - lidhur me pyetjen ense keto plane te reja do te jene brenda apo jashte radheve te PS-se. Kritikat e Harasanit vijoje dhe per listen e re te te zgjedhurve apo te larguarve nga ostet drejtuese ne parti. Per sa kohe nuk ka pasur votim ne zgjedhjen e kryetarit ne zgjedhjen e delegateve te gjithe e dime se cka ndodhur me zgjedhjen e tyre per sa kohe askush nuk di votat e anetareve te Asamblese nuk me duket i arsyeshem largimi i disave dhe afrimi i disave. Nuk e kuptoj pse duhet te ndodhe Nuk e kuptoj pse duhet te largohet Islami dhe te mbahen figura te tjera qe kane qene po aq kritik ose me kritik se Islami - tha Harasani. Ne punimet e dites se premte te Asamblese Kombetare deputeti Harasani u propozua nga kreu i PS-se Edi Rama ne krye te Grupit te Punes per Energjine bashke me 20 deputete dhe perfaqesues te kesaj partie ne grupet e tjera. Me heret Harasani ka qene pjese e Kryesise se PS-se ne postin e Sekretarit per Programin post i cili me zgjedhjet e reja qe u zhvilluan per zgjedhjen e Kryesise dhe Sekretariatit iu dha ish-deputetit socialist Ilir Beqja.