E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durresit denohet me 19 vjet burg Bujar Gashi

Denohet me 19 vjet burg Bujar Gashi i dyshuari si anetar i Bandes se Durresit. Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare per krime te renda e cila e gjeti Gashin fajtor vetem per 1 nga 4 akuzat qe rendonin ndaj tij. Bujar Gashi u shpall fajtor me 19 vjet burg per vepren penale te Vrasjes me paramendim ne bashkepunim te shtetasit Dritan Disha. Nderkohe qe trupi gjykues me kryesues gjyqtarin Idriz Mulkurti e shpalli te pafajshem per veprat penale te Pjesemarrjes ne organizate kriminale Kryerjes se krimeve nga organizata kriminale si dhe vepren penale per mbajtje pa leje te armeve luftarake.Bujar Gashi eshte gjykuar ne nje proces te ndare nga pjesa tjeter e te akuzuarve si anetare te bandes kriminale per shkak se u arrestua me vone ne kohe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›