E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë e Durrës, 2 gra këmbësore humbin jetën në aksident rrugor

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:40 në afërsi të liqenit artificial të Tiranës, në zonën e njohur si Fari.

Një makinë tip fuoristradë ka përplasur rëndë një këmbësore rreth 60 vjeç. Drejtuesi i mjetit mendohet se ka qenë një femër.

Gjatë momentit të aksidentit, fuoristrada ka qenë me shpejtësi të madhe. Drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë as ndihmën e parë të moshuarës.

E aksidentuara ka qëndruar për disa minuta në vendin e ngjarjes pasi nuk ka ardhur në kohë ndihma e shpejtë.

Për pasojë, 60 vjeçarja, Tatjana Brahi ka humbur jetën përpara disa çastesh. Aktualisht policia po punon për të kapur drejtuesen e mjetit.

Ndërkohë që në Durrës një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur disa minuta më parë. Tefta Mendolli, 61 vjeç, ka humbur jetën kur po tentonte të kalonte rrugën. Drejtuesi i mjetit e ka përplasur dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur rruga e ish - Kënetës.

(v.gj/shqiptarjja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›