E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren tek Liqeni Artificial

TIRANË- E shtyp makina, vdes këmbësorja. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme pranë Liqenit Artificial.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se automjeti tip ‘Fuoristradë’, i cili drejtohej nga një femër ka përplasur për vdekje këmbësoren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe drejtueses së mjetit, e cila është larguar nga vendngjarja, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›