E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia merr në mbrojtje deputetin Kastriot Islami

TIRANË- Merret në mbrojtje nga policia deputeti Kastriot Islami. Lajmi konfirmohet nga burime të Policisë së Shtetit, sipas të cilave bëhet me dije se mbrojtja është vendosur pa kërkesën e tij.

Bëhet me dije gjithashtu se deputeti Islami do të mbrohet nga njësia speciale për mbrojtjen e personaliteteve

Nuk dihet ende nëse marrja në mbrojtje ka të bëjë me kërcënimet në drejtim të Islamit nga deputeti i PS Gazmir Bizhga, në seancën e Kuvendit për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho. Islami votoi pro këtij shkarkimi.

Ndërkohë që ditën e djeshme, para shtëpisë së Islamit tek Tirana e Re protestuan përfaqësuesit e FRESSH, të cilët u shpërndanë nga forcat e policisë. Protesta e tyre erdhi pas votës pro që Islami dha për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Votoi kundër PS, militantët e PS protestë para shtëpisë së Kastriot Islamit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›