Fyle: Presim rezultat pozitiv nga dialogu Kosovë-Serbi
BRUKSEL- Parlamenti Europian po diskuton sot raportin e KE për Kosovën. Gjatë diskutimeve u vërejt që vendi ka bërë progres të dukshëm e ka potencial për të ecur para, por duhet më shumë punë për sa i përket veriut të saj.
Nga ana e tij komisionari për zgjerim, Stefan Fyle bëri të qartë faktin që një marrëveshje pozitive mes Kosovës e Serbisë do të reflektohej edhe në raportin përfundimtar.
“2013 është vit i rëndësishëm për BE. Duke pasur parasysh konkluzionet e raportit të fundit, një propozim i komisionit për direktivat e MSA me Kosovën, raporti për Kosovë janë diskutuar por nuk janë miratuar. Ne kemi besim se ky dialog do të cojë në marrëveshje. Është në interesin strategjik të dy vendeve, BE dhe Ballkanit Perëndimor, që të ecin përpara. Të lënë pas të kaluarën shpresojmë që dy liderët ta kapin këtë mundësi që iu është dhënë. Një rezultat pozitiv i marrëveshjeve do reflektohet edhe në raportin përfundimtar. Komplimentoj Thacin e Dacic për dialogun e deritanishëm”, tha Fyle.
Ndërsa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek gjatë fjalës së saj deklaroi se të dy vendeve duhet t’ju jepen të njëjtat mundësi për integrimin.
“Kosova është vendi më i ri në Europë, ka arritur shumë gjatë këtyre viteve, ka popullatë të re, ka mbështetje të fortë për integrimin, ka nisur dialogun për vizat. Ka nisur gjithashtu dialogu Kosovë-Serbi. Kosova merr pjesë në forumet rajonale, këto janë gjëra që s’i kishte një vit më parë. Ka shumë gjëra për të bërë për sa i përket sigurisë, por ne duam që të dyja vendet të shkojnë drejt integrimit, ju ftoj të mbështeteni amendamentet për mënyrën se si mund të adresohet Kosova, pa një fusnotë, por thjesht Kosova”, tha ajo më tej.
(m.a/BalkanWeb)