Tiranë, ekzekutimi i EdmondDervishit, 3 pistat e hetimit
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ 50 vjeçari u ekzekutua në hyrje të pallatit
TIRANE- Ekzekutimi mafioz i 50-vjeçarit Edmond Dervishi, mbrëmjen e djeshme në hyrje të pallatit ku banonte, pranë gjimnazit ”Partizani”, e ka çuar policinë e Tiranës, të hetojë në tri pista.
Ekspertë të prokurorisë dhe policisë, sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, po hetojnë të kaluarën dhe aktivitetin e vetë viktimës.
Burime nga grupi i ekspertëve pohuan, se që nga monenti i vrasjes janë shoqëruar 19 persona, 16 prej të cilëve janë pyetur e liruar, ndërsa janë ende në ambientet e policisë së Tiranës ish-bashkëshortja e tij, si dhe dy shokë të viktimës, me të cilët ai ishte kthyer nga plazhi ditën e djelë.
Në lidhje me pistat, policia po heton mundësinë e një hakmarrje, pasi shumë vite më parë, i është vravë vëllai, Gentian Dervishaj. Ky i fundit njihej si mik i Franc Konomit, kundërshtari i një tjetër ish të forti, Gaz Muça. Gjithësesi, kjo është njëra nga pistat, ndërsa dy të tjerat janë, aktiviteti i vetë Edmond Dervishajt, i cili sipas të njëjtave burime, ishte pjesë e grupeve të trafikut të drogës në kryeqytet.
Pista e tretë ka të bëjë me çështje flirtesh. Burimet policore pohuan për A1 Report, se pas divorcit nga gruaja, ai flirtonte me shumë femra, ndërsa kohët e fundit bashkëjetonte me një vajzë.
Policia e ka pistë të fortë këtë variant, edhe për faktin, se Edmond Dervishaj u qëllua me disa plumba edhe në organet gjenitale.
VRASJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 21.55 minuta të së djelës, rrugën “Thanas Ziko”, pranë gjimnazit “Partizani”. Edmond Dervishaj u qëllua 8 herë sapo ka vënë këmbët në shkallët e pallatit ku tetonte. POlicia njoftoi, se në atentatin me armë kanë qenë 3 persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e tij. Njëri prej tyre ka qëndruar në makinën tip Mercedes, ngjyrë e zeza dhe pa targa, ndërsa dy tjerët e kanë ndjekur dhe sapo është futur në hyrje të pallatit, e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa vetë janë larguar me makinë, të favorizuar dhe nga errësira. Edmond Dervishaj, muajt e fundit kishte punuar dhe në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i punësuar vetëm për 3 muaj, sa të mbaronin zgjedhjet parlamentare.
Lajmi fillimisht u publikua rreth orës 22:16 të 14 korrikut dhe u përditësua në vazhdim, 09:40 të 15 korrikut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)