E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutohet ish-shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ A1 REPORT nga vendi i ngjarjes TIRANE - Ish shefi i komisariatit nr 6, aktualisht oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u ezkekutua me breshëri automatiku. Dritan Lamaj u ekzekutua rreth orës 18: 30  në lagjen Vasil Shanto, në rrugicën përpara KESH-it, kur Lamaj do të dilte nga makina për t'iu drejtuar banesës së tij.

Nje bresheri plumbash mbi xhamat e makine kane goditur kryekomisarin i cili ka nderruar jete disa momente me vone rruges per ne Spitalin Ushatarak.

Mbi ish-shefin e komisariatit dyshohet se jane derdhur mbi 15 plumba automatiku. Sipas hetimeve paraprake mendohet se mund te kene qene dy persona te cilet kane shtene mbi kryekomisarin.

(Foto: Makina e Dritan Lamaj)

Dyshimet e para flasin per nje atentat per shkak te detyres per nje periudhe 20-vjeçare ne Policine e Shtetit.

vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›