E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekzekutohet pronarii autoshkollës, Luigj Dukagjini

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Vrasja rreth orës 08:30 të ditës së sotme TIRANE - Pronari i një autoshkolle në Tiranë është ekzekutuar sot në mëngjes në rrugën "Hoxha Tahsim".

Viktima Luigj Dukagjini ndërroi jetë në Spital Ushtarak informon gazetari ynë nga vendi i ngjarjes Arsen Rusta.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima 50 vjeçar është ekzekutuar me pistoletë me silenciator. Viktima është qëlluar në trotuar, sapo ka zbritur nga makina. Vrasja ndodhi rreth orës 08:30 minuta në lagjen ku Dukagjini banonte prej 2 vitesh. 

Gazetari ynë në vendngjarje informon se sipas dëshmive të dhëna nga dëshmitarët mendohet se autorët kanë qenë dy persona me motor. Policia po merr në pyetje disa dëshmitarë, ndërkohë që ekspertë të kriminalistikës po mbledhin prova në vendin ku ndodhi vrasja.

(Foto: Vendi ku ndodhi vrasja)

Rreth orës 09:20 minuta në vendin e ngjarjes mbërriti dhe drejtori i policisës ë Tiranës Bernard Çaushi.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›