E Diel, 1 Nëntor 2026

Selanik, shmanget tragjedia. Avioni doli jashtë piste

Një tragjedi është shmangur në aeroportin e Selanikut në Greqi. 

Një avion që transportonte 160 pasagjerë doli jashtë pistës gjatë uljes. 

Piloti i avionit të kompanisë "Astra", që vinte nga Rusia, nuk mundi të ndalojë avionin gjatë uljes për arsye ende të panjohura, dhe gjatë manovrave doli jashtë pistës. Shume mjete u mobilizuan për të shmangur përplasjet dhe për të ndaluar avionin.

Sipas informacioneve, të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mire shëndetësore. 

Po punohet për të identifikuar problemet me avionin, që për pak sa nuk shkaktuan një tragjedi vdekjeprurëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›