E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani i dorezon flamurin ekipit shqiptar

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dorëzuar Flamurin Kombëtar Ekipit Shqiptar që do të përfaqësojë vendin tonë në Lojërat e 17-ta Mesdhetare “Mersin 2013”, që do të zhvillohen në 20-30 qershor në Turqi. Në një ceremoni të posaçme, kreu i shtetit theksoi se ky aktivitet është një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë. Zoti Nishani tha se se sportistët shqiptarë duhet të jenë krenarë për trashëgiminë e Shqipërisë në aspektin e kulturës dhe të sportit
Flamurin Kombëtar e mori në dorëzim sportistja Anxhela Kashari, e cila në emër të delegacionit shqiptar në Lojërat e 17-ta Mesdhetare premtoi se do të japin maksimumin për të përfaqësuar sa më denjësisht kombin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›