Vrasje në Tiranë, pronari i autoshkollës ekzekutohet me 6 plumba në derën e shtëpisë
TIRANE- Një person është ekzekutuar me armë zjarri, mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e krimit.
Mësohet se viktima është shtetasi Luigj Dukagjini, pronari i një autoshkolle në Tiranë. Sipas policisë, ai është qëlluar me 6 plumba, sapo ka dalë nga banesa e tij dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. Dukagjini u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit. Momentalisht po hetohet nëse viktima kishte ndonjë konflikt të mundshëm, që mund të ketë qenë shkaku i vrasjes së tij.
(er.nu/BalkanWeb)