E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu US Open Gjokovic arrin ne gjysmefinale

Nuk mund të mungonte…
Novak Gjokoviç kualfikohet në gjysmëfinalet e tuerneut US Open.
Tenisti serb mundi 3-1 me sete rusin Mikhail Juzhni, duke siguruar biletën mes katër më të mirëve të kompeticionit të fundit Grand Slem të tenisit botëror.
Gjithçka e lehtë për Gjokovic, që pasi fitoi dy setet e para, toleroi rivalin e tij në të tretin.
Gjithsesi, shpresat e Juzhnit, për të mundur numrin një të botës do të shuheshin shpejt. 
Gjokoviç mori edhe setin e katërt, duke hedhur një tjetër hap drejt trofeut në US Open. Me shumë mundësi, serbi do ta diskutojë këtë trofe me Rafael Nadal, por deri atëherë, më parë duhet të kalojë në ndeshjen gjysmëfinale zvicerianin Stanislas Vavrinka.  
Asnjë surprizë në turneun amerikan të tenisit për femra.
Raketa numër një e botës, Serena Uilliams u kualfikua në finale pas fitores në dy sete ndaj kinezes Li Na.
6-0, 6-3 ishin shifrat e suksesit për tenisten vendase, e cila në sfidën e fundit të turneut që zhvillohet në Nju Jork do të përballet me numrin dy të botës, Viktoria Azarenka.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›