E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta aktori komik Leslie Nilsen

/ /

Kur fytyra e tij shfaqej ne ekran ishte e pamundur te mos qeshje. Pasi vuri ne loje gjithe boten mbare qe nga politikanet e deri tek mitet humoristi i njohur hollivudian u nda dje nga jeta ne moshen 84-vjecare. Mesohet se shkaku i vdekjes ishte nje komplikacion pulmonar i cili i mori jeten teksa ishte shtruar ne nje spital prane shtepise se tij ne Florida. Ne momentet e fundit iu ndodhen prane gruaja e katert dhe dy vajzat. I bere i njohur me dy filmat komike Arma e zhveshur dhe Aeroplani me i cmendur ne bote Nielsen numeron vite te gjata karriere. U lind ne 11 janar te vitit 1926 ne Regina ne provincen Saskatchewan te Kanadase. Perpara se te behej nje drejtues radiofonik dhe DJ ai ishte regjistruar ne Forcat Ajrore Mbreterore Kanadeze por pasi fitoi nje burse studimi nisi te studionte per aktrim dhe kercim duke i krijuar vetes mundesine te shfaqej fillimisht ne ndonje film dramatik. Por shume shpejt ai e kuptoi se ky nuk ishte zhanri qe i shkonte per shtat dhe i propozoi menaxherit te tij ti krijonte mundesi te interpretonte ne nje film komik. Madje do ta bente kete edhe falas pa asnje pagese vetem qe te ishte nje film qe te bente per te qeshur. Qe nga ajo dite Leslie Nielsen ka realizuar vetem filma komike por personazhi qe e beri ate me te njohur eshte padyshim ai i Frank Drebin ne vitin 1988. Ne tre episode njeri me argetues se tjetri ai solli personazhin e policit qe krijonte me shume probleme sesa zgjidhte. Nje nder filmat e tij me argetues eshte ai I vdekur por i lumtur ku interpreton rolin e Drakules. Por ka interpretuar edhe role mjekesh presidentesh agjentesh sekrete etj. Ai ka qene i angazhuar me role deri ne momentet e fundit te jetes. Madje vitin qe vjen del nje tjeter film ku ai interpreton The watermen movie. Bashke me Leslie Nielsen kinematografia boterore humbi pa dyshim nje nga figurat me te rendesishme te humorit por fatmiresisht ai ka lene pas gati 150 role.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›