E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra hap Sallonin e vjeshtes

Me rastin e Festave te Nentorit Galeria e Arteve Figurative te qytetit te Shkodres ka celur ekspoziten e radhes te titulluar Salloni i Vjeshtes 2010. Ne ceremonine e hapjes merrnin pjese drejtues te pushtetit vendor deputete artiste dhe qytetare te Shkodres te cilet kane nje pasion te perbashket dashurine per artin. Ky eshte edicioni i katert i kesaj veprimtarie qe organizohet ne kuader te Festave te Nentorit.
Drejtori i kesaj galerie piktori i njohur shkodran Artan Dracini pohoi se kete vit gama e artisteve qe kane prezantuar punimet e tyre ne kete ekspozite jo vetem qe eshte me e madhe por ajo eshte zgjeruar duke ftuar edhe artiste nga Tirana. Kane qene piktoret e grupimit Nentori 13 ekspozite e cila u mbyll vetem pak dite me pare ne Tirane te cilet kane prezantuar punimet e tyre krahas piktoreve shkodrane. Ne kete ekspozite kane marre pjese rreth 52 artiste te cilet kane prezantuar punimet ne zhanre te ndryshme te arteve figurative si piktura instalacioni skulptura etj. Krahas prezantimit te emrave te njohur te piktures si Kujtim Buza Buron Kaceli etj. ra ne sy pjesemarrja e nje numri te konsiderueshem te piktoreve te rinj. Madje Besim Tula perfaqesues i grupit Nentori pohoi para te pranishmeve se Shkodra ne raport me numrin e popullsise ka numrin me te madh te artisteve ne shkalle vendi. Tanime salloni i vjeshtes po kthehet ne nje tradite duke u bere nje dritare per te gjithe artistet te cilet kane mundesi te ekspozojne jo vetem punimet e tyre me te mira por edhe te shfaqin tendencat me te fundit ne artin bashkekohor shqiptar. Por eshte edhe nje gare miqesore mes artisteve shkodrane dhe atyre te kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›