E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, gjendet kufoma e 40-vjeçarit buzë lumit, dyshohet se është mbytur

KRUJË- Gjendet në Krujë kufoma e një 40-vjeçari, buzë liqenit të Barunit. Ngjarja është shënuar në mesditë, ndërsa policia ka mundur të identifikojë kufomën, ai është Ilir Vulka, banues në fshatin Shkretë. 

Sipas policisë së Krujës, trupi i pajetë i 40-vjeçairt është  gjetur nga banorë të zonës në bregun e liqenit. 

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se bëhet fjalë për një mbytje, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithsesi vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›