E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane furgoni perplas per vdekje femijen

Një fëmijë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave 7-vjecari u përplas për vdekje nga një furgon në Yzberisht.

Burimet deklarojnë se uniformat blu që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Aksidentet në Shqipëri kanë njohur në 10 vitet e fundit një kurbë rritjeje, duke mbetur në kuotat e 300 deri në 350 të vdekur cdo vit.

Viti 2010 po mbyllet me një bilanc të rëndë tragjedish në rrugë, ku vetëm dita e diel shënoi 8 viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›