Topalli:Viti 2010, viti me vendimin me te rendesishem

“Viti politik 2010 ishte me sfida të rëndësishme, me reforma të vështira, me perpjekje per pengesa artificiale, por si finale, ndoshta është viti që mbyllet me vendimin më të rëndësishëm, ëndrrën më të madhe, heqjen e vizave”.
Ky është bilanci pozitiv i një viti, me të cilën kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli fajëson vetëm kryetarin e PS për pengesat e krijuara. E ftuar në studion e “Ora News”, përballë drejtorit të Informacionit Roland Qafoku, Topalli fajësoi kryetarin e PS, duke bërë një opozitë të dobët, dhe se pa të, do të ishte një opozitë e fuqishme.
“Pa Edi Ramën do të ishte një opozitë e fuqishme, pasi kanë sensin e detyrimeve të shtetit nga të cilat kanë njerez të cilët kanë kontribuar dhe reformuar PS-në, dhe një opozitë e tillë do të kishte ndihmuar maxhorancën”.
231 vendime dhe rezoluta të miratuara, janë ligjet që sipas kryeparlamentares janë më të rëndësishme dhe më cilësore, pasi këto ligje bëjnë të mundur në një fundvit, një vendim të rëndësishëm.
Ndërkaq,Kryetarja e Kuvendit parashtroi një sërë arsyesh të cilat e shqetësojnë, me një opozitë e cila pengon integrimin.
“Ajo që më shqetëson është se në krye të opozitës është një person që ka të drejtë të thotë që nuk është politikan, ajo që më shqetëson është se mbasi humbi zgjedhjet, ai kërkoi alibinë për të kapërcyer procesin e riformimit dhe se kjo nuk kishte lidhje me bojkotin. Rama kërkoi ti hiqet mandati deputeteve të tij, dhe në qoftë se deputetët nuk do të ngriheshin brënda grupit, cdo gje do ishte permbysur. Më shqetëson dhe futja në grevën e urisë dhe përpjekja për të bllokuar votimet, bulevardin si një pengesë e madhe”.
Jozefina Topalli deklaroi se opozita nuk mund të marrë peng institucionet demokratike, zgjedhjet, parlamentin e qeverinë, dhe se për këtë arsye, Kuvendi ka qënë një lloj lokomotive që e ka cuar perpara këtë proçes.