Tiranë, gjendet i pajetë buzë Lanës 37-vjeçari
Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm buzë lumit të Lanës tek ura e Ministrisë së Jashtme në kryeqytet.
Afred Talka 37 vjeç nga Korça është gjetur i pajetë nga kalimtarë të rastit të cilët lajmëruan policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e viktimës ndërsa sipas hetimeve vdekja e 37-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.