Tiranë, goditën policët, në pranga 2 vëllezër

Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve të cilët akuzohen se kanë goditur 4 punonjës të policisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar vëllezërit Suri dhe Pluton Cena, përkatësisht 46 dhe 36 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me grushta, shqelma dhe sende të forta, 4 punonjës policie të cilët kanë qënë duke ndërhyrë për të shuar një konflikt.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.