E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shtypi i huaj: Humbje të mëdha për “partitë e kursimit"

ATHINE - Humbje te mëdha për "partitë e kursimit" (PASOK dhe Demokracia e Re), por edhe forcim i "partive të ekstremit" raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve dhe gazetat në faqet e tyre.

Agjencia franceze e lajmeve (AFP) raporton se ka humbje të mëdha për «partitë e masave shtrënguese» në Greqi, fakt që vë në dyshim zbatimin e marrëveshjes me eurozonën. Gjithashtu thekson se partia e majtë SYRIZA, e cila kundërshton masat e kursimit «grabit» vendin e dytë nga PASOK-u. 
AFP thekson se në përmbysjen e sistemit të vjetër politik duhet të shtohet edhe «rritja e partisë neo-naziste e Agimit të Artë, e cila në zgjedhjet e vitit 2009 kishte marrë vetëm 0,29 për qind».

Associated Press (AP), nga ana e saj, vë në dukje se cilido që të jetë rezultati përfundimtar, me siguri do të jetë një goditje serioze për dy partitë më të mëdha - deri tani - në Greqi, PASOK dhe Demokracia e Re.

Rrjeti televiziv amerikan CNN i referohet forcimit të madh të «partive ekstreme» si ajo e «Agimit të Artë», e cila - siç thekson – arrin një rezultat mbresëlënës.

BBC britanik vë në dukje se «zhytet në votime» bashkëpunimi qeveritar në Greqi, sepse partia që ka zënë vendin e dytë, SYRIZA, kundërshton masat e kursimit të miratuara në Greqi. BBC në faqen e tij të internetit flet për «humbjen dramatike» të dy partive kryesore dhe shënon se në të gjithë Greqinë është shprehur «zemërimi në lidhje me masat e ashpra të imponuara nga qeveria në shkëmbim për ndihmën ndërkombëtare».

Për rënie të madhe të dy partive më të mëdha dhe një rritje e konsiderueshme e të majtës Radiake, bën fjalë Liberasion.

«Në Greqi, partitë të mëdha u goditën për shkak të vështirësive ekonomike në rritje, për shkak të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve vendosura nga FMN-ja, një fakt që hedh dyshim mbi të ardhmen e Athinës në zonën euro», vihet në dukje nga agjencia Routers . 

Nga ana tjetër, gazeta britanike Guardian bën fjalë për «shuplakë» e votuesve në partitë e mëdha që mbështetën politikën e kursimit në Greqi.
Rritjen e neo-nazistëve dhe shkatërrimin e partive të kursimit Europian, vë në dukje shtypi italian. 

Gazeta Italiane Corriere Della Sera, me titull «Kaosi në Greqi» flet në reportazhin e saj për rënien e partive pro-evropiane dhe rritjen e shpejtë të ekstremistëve, ndërsa La Repubblica thotë se «shëmben partitë e kursimit Evropian» dhe vëren rritjen «e të majtës, e cila kalon PASOK-un në përqindje, por edhe hyrjen e neo-nazistëve në parlament».

«Votuesit të zemëruar me masat shtrënguese duket se kanë ndëshkuar partitë e koalicionit, duke zgjedhur partitë e vogla të spektrit ekstrem politik», thekson Agjencinë gjermane Press.

«Filonazistët vijnë në Parlament», shkruan gazeta spanjolle El Pais dhe El Mundo raporton se fragmentimi në Parlamentin grek kërcënon reformat që kërkon BE.

Për refuzimin e fraksioneve që mbështetën Memorandumin dhe drejtuan vendin në një kolaps ekonomik, «flasin» New York Times dhe Washington Post.

Dhe mediat gjermane përveç rrezikut të vështirësisë në formimin e qeverisë së re theksojnë rrezikun që Greqia të mos mbetet në Eurozonë. 

Në mënyrë të veçantë, Frankfurter Allgemeine Zeitung bën fjalë për një rezultat «katastrofik» për Greqinë dhe Evropën, parashikon që zgjedhjet do të përsëriten dhe thekson se është përsëri e hapur cështja e pjesëmarrjes së Greqisë në zonën e euros.

«Fashistët vijnë në Parlament» është titulli i gazetës Süddeutsche Zeitung, e cila i referohet përqindjeve të larta të Agimit të Artë, duke theksuar se himni i kësaj partie kujton himnin e rinisë së Hitlerit.

«Greqia duhet t'i përmbahet programit të kursimit të rreptë», deklarojnë zyrtarë të FMN-së dhe BE-së, duke theksuar se çdo rinegoiicim i objektivave të vështira, do të jetë brenda kufijve të masave të rrepta, shumë shumë të kufizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›