Vlorë, arrestohet i kërkuari për trafik droge në Itali

Arrestohet nga policia e Vlorës një shumë i kërkuar për trafik droge në Itali. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar "Sevaster" është bërë i mundur kapja e 38-vjeçarit Arten (Artan) Agron Lici (Memushi) pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në ngarkim të tij Gjykata Penale e Firences Itali ka lëshuar një urdhër-arrestin ndërkombëtar për "Trafik lëndësh narkotike" dhe "Pjesëmarrje në organizatë kriminale".
Materialet procedurale në ngarkim të 38-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë me qëllim ekstradimin e tij në Itali.