Tiranë, grabisinfilialin e bankëslargohen me motorr
TIRANE- Një filial banke është grabitur me armë sot paradite në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Policia thotë se është grabitur filiali i “NBG Bank” në rrugën e Kavajës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Mësohet se grabitja është kryer nga tre persona të armatosur. Sipas gazetarit të NEWS24 në vendngjarje, Gerti Xhaja, banka ruhej nga roje private, dhe se autorët dyshohet se janë larguar me motorr për të shmangur trafikun e rënduar të automjeteve në këtë rrugë mjaft të frekuentuar.
Për momentin nuk jepen të dhëna sesa është shuma e grabitur ndërsa po punohet për të zbuluar identitetin e autorëve të vjedhjes.
(s.g/BalkanWeb)